Kujt i kishin munguar ca doza romantike nga Albani dhe Miriami, të bëhet gati

by admin
Spread the love

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po u rikthehen bashkëpunimeve me njëri-tjetrin. Me një postim të realizuar ditën e djeshme, këngëtarja tregoi se gjendet në Prishtinë dhe sonte do kishte xhirime. Ndërkohë që sot, publikuan të dy foto së bashku, nga ato romantike me mbishkrime edhe më romantike. “Në kohë të mira e të vështira!”- shkroi Albani, ndërsa Miriami: “Zemër përmbi zemër!” Mbase këto rreshta janë tekst në këngën e radhës që do sjellin çifti aq i dashur për publikun.

 

Ata kanë kohë që nuk publikojnë asnjë këngë së bashku, ndërkaq pak projekte i kanë ndarë me publikun muaj më parë.

Në fotot e saj, Miriam kishte bërë tag edhe bashkëpunëtorët muzikor. Ne presim një kolonë zanore dedikuar dashurisë me një klip romantik, po ju?/revistawho.com

You may also like