“Kujdes nga Lacio”, Rumenige paralajmëron Bajernin: Hija e Vijarealit ende e freskët

by admin
Spread the love

Anëtari i bordit të Bajern Mynih, njëherazi ikona e klubit gjerman Karl-Hainc Rumenige, ka dashur t’i largohet poshtërimit ndaj Leverkusen, duke e orientuar fokusin në takimin e ditës së nesërme, ndaj Lacios në Champions, faza me eliminim direkt.

Për 68-vjeçarin, tashmë fillojnë sfidat e vërteta në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh, pavarësisht se kampionët e Bundesligës ishin në gjendje ta mbyllin pa asnjë problem fazën e grupeve. Arseja e këtij paralajmërimi i ka rrënjët nga disfata kundër Vijareal, skualifikim, i ardhur nga rezultati final 1-2 në favor të spanjollëv.

RUMENIGE- “Bajerni e mbylli thuajse në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Champions, por vlejti vetëm për të shmangur në letër ekipet më të forta. Aktualisht fillojnë teste të vërteta dhe delikate.

E qartë se ne jemi favoritë ndaj Lacios, i cili gjendet në vendin e 9 të Seria A. Në këtë plan ne jemi ta kualifikuar automatikisht, ama fusha do flas më qartë. Pres vlerësim ndaj kundërshtarit prej lojtarëve, pasi vetëm kështu mund të ecim gjatë dhe t’i shkojmë pranë objektivit.

Nëse i marrim ndeshjet me radhë dhe i japim rëndësinë e duhur, përfundimi do na japë frytet e punës dhe përkushtimit. Përqendrimi i ekipit do të zhduk hijen e sezonit 2021- 2022 ku Vijareal, në petkun e ekipit pa pretendime, na nxori nga gara.

E urrej ta kujtoj si precedentë, gjithsesi janë skena të vlefshme për të reflektuar”, përfundoi Rumenige. Lacio-Bajern do të zhvillohet nesër në stadiumin “Olimpico” e ku pritet reagim i fortë nga pala gjermane pas “shkërmoqjes” kundër Leverkusen në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

You may also like