Kujdes me hundën! – Shqip

by admin
Spread the love

11:50 | 22 Shkurt 2022

Sinan Vllasaliu ka thënë disa fjalë jo të mira para tri ditësh për dy reperët Mozzik dhe Don Xhonin.

I ftuar në “Glamour Zone”, Sinani ka komentuar dhe vlerësuar tekstet dhe vokalin e reperëve, por ishin të habitshme fjalët që Sinani tha për Mozzikun dhe Don Xhonin, shkruan lajmi.net.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Pas kësaj erdhi reagimi i Don Xhonit i cili me anë të një video i thotë Sinanit që të bëjë kujdes me hundën.

“Bëj kujdes me hundën, se ti e myt hundën Zotni”, tha Don Xhoni në videon e tij ‘live’.

Ndër të tjera Don Xhoni nuk ndalet me një fjalor të ashpër ndaj tij.

“I ki do vjet, nuk bon aty me dal me qallamit gojen, met ik nofulla”, shprehet reperi./Shqip/

 

You may also like