Kualifikueset Euro 2024/ Shqipëria luan për festë, Italia mjaftohet me barazimin për t’u kualifikuar

by admin
Spread the love

Kualifikueset e Europianit do të luajë sot ndeshjet e radhës, ku shumë skuadra do të mësojnë fatet e tyre.

Në Grupin E, përveç Shqipërisë që do të ndeshet ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”, në fushë do të zbresin dhe Republika Çeke me Moldavinë. Çekisë i mjafton vetëm një barazim për të qenë pjesë e Europianit, ndërsa moldavët mund të shkruajnë historinë duke kërkuar një fitore.

Një tjetër duel shumë interesant do të jetë ai në Grupin C mes Ukrainës dhe Italisë, skuadra të cilat zotërojnë të njëjtin numër pikësh. Të kaltërve të Spallettit do t’i duhej vetëm një barazim, ndërsa ukrainasit luajnë vetëm për fitore./ h.ll/abcnews.al

Të gjitha ndeshjet e ditës:

You may also like