Ku ishin përpara Big-ut? Pse s’kanë bërë hajër?

by admin
Spread the love

Aktori dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka folur edhe për fenomenin dhe programin më të përfolur të momentit, Big Brother VIP.

Ermali u shpreh se këta personazhe marrin famë nga ky reality show, jehona vazhdon për pak, por më pas të gjithë ‘skadojnë’. Madje, ai thotë se njerëzit që futen në shtëpinë e Big Brother VIP  hyjnë pasi nuk kanë bërë hajër në jetën e tyre jashtë.

“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron Big Brother, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është.

Kur më thonë disa njerëz që “uau, bravo, shihe sa i mirë, njëshi, dyshi”, unë i pyes: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër?”, tha Ermali në Top Albania Radio.

You may also like