KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura

by admin
Spread the love

Komisioni për Sëmundje Infektive në seancën e sotme ka miratuar lehtësimin e masave anti-covid, të cilat do t’i dorëzojë në qeveri për miratim.

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, por me disa përjashtime objekteve shëndetësorë, transport publik, shtëpinë të pleqve dhe barnatoreve,

Megjithatë, mbetet në fuqi propozimi për të moshuarit dhe të sëmurit kronikë.

Arsyeja se pse mbetet në fuqi mbajta e maskave në institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesjen e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik është fakti se ende ka mundësi të madhe për përhajpje të virusit.

Propozimi për mosmbajte të maskave vlen edhe për stafin mësimor dhe personelin tjetër në shkolla, ku nuk është më e detyrueshme që nxënësit të mbajna maska, ndërsa për shkollat e mesme ende vlen rekomandimi që nuk i ka kaluar Shtabit të Përgjithshëm të Krizave dhe nuk ka arritur as në qeveri.

“Nga kjo masë përjashtohen institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesjen e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave”, tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.

Petliçkovski gjithashtu njoftoi se është rekomanduar të hiqet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimi i tyre.

Këto masa do të dorëzohen në qeveri, e cila duhet të merr vendim përfundimtar. /SHENJA/

You may also like