KSI: Gjendja epidemiologjike po përmirësohet, rekomandohen dy masa të reja

by admin
Spread the love




Zëdhënësit i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Memdoviq tha se gjendja epidemiologjike javën e kaluar tregon se ka ulje të numrit të infektuarve për rreth 29 për qind. Ulje ka tek të gjithë grupet por më shumë tek ato 20-29 vjeç. Ka ulje edhe numrit të personave që kanë humbur jetën, shkruan SHENJA.

Komisioni ka propozuar dy masa, njëra është shfuqizimin e testit negativ ose testit PCR gjatë daljes nga vendi ynë.

Masa e dytë është për gratë shtatzëna, të hiqet lirimi nga puna, dhe rekomandohet që ata të vaksinohen.

Sa i përket skiriningut në shkolla tha se ende nuk ka mbaruar dhe se është duke u zhvilluar edhe më tej.

“Informacionet iniciale tregojnë se nga 800 të testuar vetëm 8 kanë dalë pozitiv”, tha Memedoviq, raporton SHENJA.

Zllate Memdoviq tha se jemi në fazën kur presim se do të stabilizohet gjendja epidemiologjike në vend.

“Ende jemi në transmision të gjërë në nivel lokal dhe se shfuqizimi i masave, përfshirë edhe certifikatave mund të sjellë përkeqësimin e gjendjes, mbushjen e spitaleve”, u shpreh Mehmedoviq. /SHENJA/


You may also like