KSHZ: Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri sa të mbyllet edhe vendvotimi i fundit

by admin
Spread the love

Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të aparateve jofunksionale, masave anti-kovid dhe verifikimit të ngadaltë në listën zgjedhore të qytetarëve, do të mund të votojnë edhe pas orës 19. Njëkohësisht, edhe në vendvotimet ku procesi i votimit është ndërprerë më shumë se një orë, votimi do të vazhdojë poashtu pas orës së paraparë për ndërprerjen e procesit zgjedhor. Numri i vendvotimeve ku votimi do të vazhdojë votimi edhe më tej është 13, sipas njoftimit më të fundit të kryetarit të KShZ-së, ndërsa ky numër mund të jetë rritur.
Ndërprerje kishte në komunën e Butelit vendvotimi 2940 më shumë se një orë. Komuna e Gjevgjelisë në vendvotimi 0348 1:40 min, komuna e Debarcës një vendvotim është ndërprerë për dy orë, Demir hisar 2 orë ndërprerje, Makedonski brod më shumë se një orë, Novo Selle 2:55 ore, Radovish 1:36 min, Rosoman 1:50 min, Sopishte, nderprerje prej 2 oreve, Strugë-Lllabunisht 2 orë,Sstrumicë 1:30, Qendër, 1: 30 min. – 7 vende me menyren e vjeter e te te votarit.

You may also like