Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të nivelit evropian.

Kryeziu, në Rubikon në Shqip, tha se reformat në drejtësi janë të mira për shoqërinë, njofton Klankosova.tv.

“Reformat në parim janë gjithmonë të mira për shoqërinë që janë ndryshime, por ndodh ndonjëherë që reformat janë të këqija – ani se kjo ndodh në raste më të rralla”.

“Komunitetin juridik, gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës i njohë pasi kam punuar me ta dhe janë të nivelit gati evropian. Kritika ka pasi mendoj që ne shqiptarët nuk e dojmë vetveten shumë e as të arriturat tonë. Miqtë tanë thonë se Kosova ka përparuar shumë dhe kjo është e vërtetë” tha Kryeziu.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like