Kryetarja e KLGJ: Një gjyqtar ka 3000 çështje, duhet shmangur kolapsi

by admin
Spread the love

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re Gjyqësore, një ndër çështjet që ka ngritur ishte dhe ngarkesa e lartë që kanë sot gjyqtarët në gjykatat e Shqipërisë, për sa i takon numrit të çështjeve që ata duhet të shqyrtojnë. Ajo theksoi se mungesën e gjyqtarëve në gjykata, e cila ka çuar në ngarkesë në sistemin e drejtësisë.

Mungesa e gjyqtarëve në gjykata kemi shkuar në një mesatare rreth 640 çështje për gjyqtar, pa përfshirë ngarkesën që ka Gjykata e Lartë” tha kryetarja e KLGJ-së.

Ndërkohë Llagami foli edhe për situatën në Apelin Administrativ.

Kemi dhe gjykata ku kemi mbi 3000 çështje për gjyqtar si është gjykata e Apelit Administrativ, por edhe gjykata me 2500 çështje për gjyqtar tek gjykata e Apelit Tiranë. Kostoja më e madhe është morale e besimit që kërkojnë shqiptarët tek reforma në drejtësi. Këmbana ka kohë që po bie, për mëse një vit e kam ngritur këtë shqetësim me shumë përgjegjësi. Sot jemi shumë vonë, edhe harta e propozuar nuk do të jetë e mjaftueshme për të stabilizuar humbjet qe kemi në sistem, ndërhyrje të tjera duhet të artikulohen sa më shpejt për të shmangur kolapsin. Na duhen zgjidhje të mundshme të besueshme, optimale ku fitojnë të gjithë edhe sidomos qytetari. Duhet një zhvillim më i gjerë që i përgjigjet zhvillimeve sociale, demografike. Po të shohim trendet e raportimit të dhunës në familje do e kuptojmë këtë ndryshim, si konfliktet me natyrë penale, cilvile administrative janë kthyer në fenomene urbane, të qyteteve të mëdha ku jeton sot pjesa më e madhe e popullsisë“, tha Llagami./Opinion.al

You may also like