Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë: Qeveria nuk do të heqë veton kundër Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




Këshilli i Ministrave (Qeveria) nuk po përgatitet të heqë veton për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Definitivisht nuk ka vendim të pavarur për heqjen e vetos, tha sot kryetari i Kuvendit Popullor bullgar Nikolla Minçev.
Sipas tij, kjo është një temë që mund të përdoret shumë për qëllime politike.

“Nuk ka asnjë arsye reale për të thënë se do të devijojmë nga interesi kombëtar i Bullgarisë. Qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje është i qartë dhe ne presim zbatimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe miqësisë dhe marrëveshjeve të tjera”, tha Minçev për “BNR”./Telegrafi/


You may also like