“Kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik”, Krasniqi uron Aliun për kryetar të AKK-së

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pas zgjedhjes së tij si kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

I pari i PDK-së ka shfrytëzuar faqen e tij në rrjetin social Facebook për të uruar Aliun pasi u bë kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku të cilit iu është referuar si “kryetar i kryeqytetit tonë kulturor e historik”.

“Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate.

Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

You may also like