Kryeministri spanjoll rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën në vizitën në Kiev

by admin
Spread the love

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se popullsia civile e Ukrainës po i mbijeton një “mbretërimi të vazhdueshëm sulmesh ajrore” për të mbrojtur “parimet thelbësore ndërkombëtare” si sovraniteti dhe pavarësia.

Gjatë fjalimit ai shtoi se do të vijojnë mbështetjen për Ukrainën e shkatërruar nga lufta 16-mujore.

“Sigurisht, ne po monitorojmë nga afër ngjarjet e brendshme të fundit në Rusi, por ato nuk e ndryshojnë situatën në terren këtu në Ukrainë. Ende sot, popullsia civile po i mbijeton një sundimi të vazhdueshëm të sulmeve ajrore dhe shkatërrimit kriminal të infrastrukturës, dhe ata po e bëjnë këtë për të mbrojtur parimet thelbësore ndërkombëtare si sovraniteti, pavarësia ose integriteti territorial”.

Vizita shënon herën e tretë të Sanchez në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurtin e vitit të kaluar. Vizita përkoi edhe me ditën e parë të presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimit Evropian.


Top Channel

You may also like