Kryeministri Rama zhvillon mbledhje urgjente me Kryesinë e PS

by admin
Spread the love

Selia rozë ka thirrur në një mbledhje urgjente kryesinë e saj. Kreu i qeverisë, Edi Rama do të diskutojë me kryesinë e PS për thirrjen e Asamblesë që është parashikuar për të shtunën në orën 10. Ky është parashikimi paraprak pasi ora do të fiksohet në mbledhjen e Kryesisë.

Burimet bëjnë me dije se do të ketë diskutime për të gjitha vendimet e dala nga Kongresi që do të miratohen nga Asambleja.

Rama ka shkarkuar 61 kryetarët e degëve të PS në Bashki dhe do të jetë Asambleja që do të nisë procesin e zgjedhjeve për të zgjedhur kryetarët e rinj të PS.

Nga ana tjetër do të zgjidhen edhe sekretarët ekzekutivë të PS në çdo bashki, të cilët do të merren me punët organizative të partisë. Temë diskutimi do të jetë dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

You may also like