Kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm dhe ‘thumbon’ ashpër

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se taksa për biznesin e madh në vendin tonë që nga viti 2014 janë më ta lartat në rajon.

“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, shkruan kryeministri.

Kriza e çmimeve javët e fundit ka sjellë një debat lidhur me çështjen e taksave në vend. Prej ditësh protestuesit përpara Kryeministrisë kërkuan nga qeveria heqjen e taksës së karburantit dhe uljes së disa të tjerave për të menaxhuar situatën. Sakaq, Rama në të gjitha daljet e tij publike argumentoi se asnjë taksë nuk do të hiqet.

You may also like