Kryeministri Kovaçevski uron myslimanët për festën e Bajramit të Fitrit

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski uroi myslimanët për festën e Bajramit të Fitrit.

“Pranoni urimet e mia të sinqerta për paqe, gëzim dhe mirëqenie për të gjithë. Festat janë ditë kur familjarët, fqinjët, miqtë janë bashkë dhe ndajnë respekt, mirëkuptim dhe solidaritet reciprok”

“Pikërisht mbi këto vlera ndërtojmë bashkërisht shoqërinë tonë të barabartë për të gjithë qytetarët, duke promovuar multikulturalizmin si një përfitim funksional dhe me këtë veçanti ne e integrojmë shtetin në familjen evropiane të kombeve dhe shteteve”, uron kryeministri Kovaçevski.


You may also like