Kryeministri i Irakut shpëton paq – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi shpëtoi paq nga një “atentat me një mjet ajror pa pilot”(dron) të dielën mbrëma, tha zyra e tij.

Objektivi i sulmit ishte rezidenca e kryeministrit në Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Një mjet fluturues pa pilot me eksploziv goditi rezidencën e Mustafa al-Kadhimit, i cili “nuk u plagos” në “atentatin”, thanë shërbimet e tij në një deklaratë.

Dy burime sigurie konfirmuan më parë për AFP se rezidenca e kryeministrit u godit nga një “raketë”, ndërsa mbështetësit e grupeve pro-iraniane protestuan paqësisht në hyrje të Zonës së Gjelbër kundër rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 10 tetor.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /tesheshi.com/

You may also like