Kryeministri Edi Rama i numëron ‘një për një’, flet edhe për arrestimin e Lefter Kokës

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së jashtëzakonshme që po mban sot me rastin e mbylljes së vitit, tha se ndihet krenar që drejtësia sot nuk sheh as majtas dhe as djathtas. I pyetur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, Rama tha se përgjegjësia para ligjit është individuale.

Me plot bindje kryeministri u shpreh se drejtësia është duke funksionuar, ndërsa sa i përket çështjes së “Patronazhistëve” , Rama shtoi se Partia Socialiste nuk ka asnjë ID të qytetarëve.

Deklarata e Ramës:

“ Ato që ju i konsideroni arsye për t’ju thënë që ‘Po ky është faji im’, janë arsye për tju thënë që ‘Po përpjekjet e mia dhe tonat po funksionojnë’. Nuk futem në raste individuale, deri kur fajësia të vërtetohet nga Gjykata çdo kush është i pafajshëm.

Çështja ime është t’ju them se drejtësia sot dhe nëse Prokuroria po jep shenja të qarta që nuk sheh as majtas as djathtas. Unë jam krenar për këtë. Dhe nga ana tjetër t’ju them juve që përgjegjësia është individuale. Mandej çdo kush që merr një detyrë zgjidhet për 1001 e një arsye që nuk dihen, në momentin kur ai ose ajo gjenden në faj. Por, në atë moment ai është fajtor. Sidoqoftë kaq. Ju vazhdoni të thoni “patronazhistët” , me çfarë të drejte e përsërisni ju këtë kur jo vetëm unë që kam thënë atëhere p r të tgjitha hetimet e bëra thonë që nuk është baza e të dhënave të partisë socialsite, por një bazë të dhënash e miksuar.

Nuk kemi numra kartash indetiteti në regjistrin e patronazhistëve. Për çfarë duhet të them unë më fal se është faji im?”, tha Rama.

You may also like