Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se trupat ruse kanë shënjestruar qëllimisht njerëzit që evakuonin qytetin

by admin
Spread the love

Vadym Boychenko, kryebashkiaku i Mariupolit, ka pohuar se Rusia synonte qëllimisht njerëzit që mblidheshin për të shpëtuar nga qyteti i rrethuar.

Ai ka folur pasditen e sotme në një konferencë për media për qytetin.

Boychenko shtoi se njerëzit në qytet nuk do të mund të largoheshin sot, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje për një korridor humanitar.

Duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Joe Biden, ai tha se “ky është një gjenocid” i nisur nga “krimineli i luftës” Vladimir Putin, duke iu referuar sulmeve të supozuara me armë kimike.

Ai shtoi se “populli i Ukrainës ka nerva prej çeliku”, por tha se “edhe çeliku ka një pikë thyerjeje”.

Rruga Press

You may also like