Kruja: Kupa është një objektiv, Tirana nuk është larg në kampionat

by admin
Spread the love

Pas fitores 2-1 në sfidën e parë, Vllaznia do të presë nesër në Loro Boriçi, Flamurtarin për ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, ka dalë në konferencën për shtyp Arsid Kruja, i cili ndër të tjera ka theksuar se Kupa është një objektiv për ekipin e Vllaznisë.

NDESHJA- “Si çdo ndeshje tjetër ne e kemi marrë seriozisht edhe këtë takim. Flamurtari ka një skuadër me lojtar cilësorë, ne duhet të japim maskimumin për të kaluar në raundin tjetër”.

RIBAJ THA SE SHANSET JANË 50-50- “E vlerësojmë deklartën e tij, por ne besojmë se do të kalojmë në raundin tjetër. Kjo ndeshje duhet marrë seriozisht dhe duhet të bëjmë maksimumin”.

FORMACIONI- “Besoj se do të ketë disa ndryshime të vogla, por çdo lojtar që do të luajë do të bëjë më të mirën. E kam thënë që Vllaznia ka dy formacione dhe të gjithë do të bëjnë më të mirën” .

OBJEKTIVAT- “Jo vetëm sivjet, por ne e pamë edhe vjet që fituam Kupën dhe shkuam në Europë. Kupa është një ndër objektivat kryesore të Vllaznisë në këtë sezon”.

KAMPIONATI- “Nuk e quaj që jemi larg Tiranës pasi pikët janë ende në lojë. Vjet ishim 12 pikë para dhe humbëm kampionatin, por duke bërë maksimumin në çdo ndeshje, mendoj se çdo gjë arrihet”.

ASPEKTI PERSONAL- “Jam i kënaqur që i kam shërbyer skuadrës aty ku ka më shumë nevojë dhe do të jem gjithmonë gati për Vllazninë. Mund të kisha bërë më mirë, por do ta shikojmë në vazhdim”, përfundoi konferencën e tij Kruja. /oversport.tv

You may also like