KRRE nikoqir i takimit rajonal për sfidat dhe planet e furnizimit me gaz

by admin
Spread the love




Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është nikoqir i takimit të 37-të të Komitetit koordinues rajonal të jugo dhe Jugo – nisma lindore rajonale për gaz natyror, ku po bisedohet për sfidat dhe planet me të cilat përballet tërë Evropa lidhur me sigurimin e energjensëve – gazit natyror.

Siç kumtuan sot nga KRRE, përfaqësues të Agjencisë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetik – ACER, Komuniteti energjetik dhe trupa rregullator mes të cilëve ekspertë për rregullativën në sektorin për gaz natyror nga Kroacia, Italia, Sllovenia, Shqipëria, Greqia diskutuan për masat të cilat i ndërmarrin vendet në prag të dimrit dhe i prezantuan planet lidhur me furnizimin me gaz.

“Para nesh janë sfida të shumta, nacionale dhe rajonale kur bëhet fjalë për inkuadrim drejt tranzicionit energjetik global, investim në teknologji të reja në burime ripërtëritëse, si dhe gazifikim, të cilat për ne janë procese të pashmangshme investuese dhe të cilat do të sjellin përfitim në afat të gjatë. Një projekt relevant, i cili është me rëndësi të madhe, është interkonektori mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë so objekt kyç infrastrukturor energjetik me të cilin do të sigurohet konkurrencë më e madhe në furnizimin me gaz natyror. Maqedonia e Veriut dhe rajoni janë të varur nga gazi që e furnizon nga Gazpromi dhe për ato shkaqe duhet të mendohet për diversifikim. Interkonektori për gaz mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do ta difersifikojë furnizimin me energji për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin dhe i njejti do të paraqesë përpjekje të madhe për bashkëpunim”, theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski në fjalimin e tij.

Takimi për Nismën rajonale të gazit po realizohet falë bashkëpunimit me ACER dhe Sekretariatit të Komunitetit energjetik, ndërsa intenca e tij është integrimi i tregjeve, sigurimi i kushteve të njejta për qasje dhe rregulla në tregun e gazit në rajon, si dhe vendosja e tregut të mirë funksional, konkurrues, likuid dhe transparent të gazit.


You may also like