KROACI – Milanoviç: Rënia e dronit incident i rëndë, por jo i drejtuar kundër vendit tonë

by admin
Spread the love

ZAGREB, 11 mars /ATSH-HINA/ – Presidenti kroat, Zoran Milanoviç deklaroi sot se një dron që ra në një periferi të Zagrebit, dje në mbrëmje, ishte një incident i rëndë dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar, megjithatë, vlerësimi është se ky incident nuk ishte e drejtuar kundër Kroacisë.

Milanoviç thirri një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pasi u informua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe drejtorët e agjencive të sigurisë dhe shërbimeve sekrete.

Milanoviç tha se ka biseduar edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviç.

“Ne nuk morëm asnjë informacion alarmi. Aeroplani fluturoi mbi Hungari për më shumë se 40 minuta dhe kaloi më pak se shtatë minuta në hapësirën ajrore kroate dhe ra në zonën më të gjerë të periferisë, në Jarun. Ky është një incident i rëndë dhe një hetim është është duke u zhvilluar dhe ne duam të përcaktojmë të gjitha detajet”, tha Milanoviç duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Nuk ishte e drejtuar kundër Kroacisë dhe për fat ishte një incident që përfundoi pa viktima, por disa gjëra procedurale duhet të hetohen për të përcaktuar se si ndodhi incidenti”, tha Milanoviç./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like