Kriza energjitike, PD: Do rrisë çdo çmim, do ta paguajnë qytetarët

by admin
Spread the love

Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me situatën energjitike në vend. Përmes një deklarate, Sekretari për klimën e biznesit, Flamur Hoxha, shprehet se gjithçka po ndodh nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me k*orrupsionin.

Prej ditës që tellali i të keqes deklaroi se Shqipëria po hynte në një krizë energjitike, Partia Demokratike, ka treguar me fakte dhe prova se ajo që po ndodh, nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me keqmenaxhimin dhe k*orrupsionin. E kemi bërë këtë duke treguar se si ndërkohë që qeveria flet për krizë, ka shpërdoruar 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Po ashtu, kemi treguar se si me dritëshkurtësinë dhe menaxhimin skandaloz të eksporteve të energjisë, shkurtuan rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, duke hapur një pjesë të madhe të  gropës që do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro”, theksoi Hoxha.

Më tej, ai u shpreh se edhe nëse nuk do të ketë rritje drejpërdrejtë të çmimit të energjisë, konsumatori familjar do të penalizohet duke paguar përmes borxhit të rritur publik.

Kjo papërgjegjshmëri i vendosi qytetarët përballë dy zjarreve, ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, që në finale paguhen përsëri nga taksapaguesit shqiptarë. Dhe nëse deri tani qeveria pohon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin familjar, që gjithsesi do ta paguajë nëpërmjet borxhit të rritur publik, qeveria i ka hapur rrugë rritjes së çmimeve për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj. Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, fatura do t’u shkojë përsëri qytetarëve, sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, e në rastin më të keq edhe në falimentim të bizneseve, duke rritur edhe më tej papunësinë.  Pra, do të kemi një përkeqësim edhe më të madh të gjendjes së përgjithshme ekonomike, në të cilën edhe qytetarët edhe sipërmarrësit, do të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe k*orrupsionit të kësaj qeverie, që nuk heq dorë nga shpenzimet e luksit, që nuk heq dorë nga shpërdorimet me tenderat me çmime marramendëse dhe nuk heq dorë nga PPP-të që po i marrin frymën ekonomisë shqiptare, duke i vendosur taksat e qytetarëve në shërbim të klientëve të qeverisë”, tha Hoxha duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë shpërdorimin me taksat e shqiptarëve.

You may also like