Kritikat për prezencën në emision, reagon Agron Gjekmarkaj: Nuk i kam futur kurrë kujt dorën në xhep, jam larë me djersën time

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj, reagon për kritikat për prezencën e tij në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme. Ai ishte në një panel me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe shumë e kritikuan për “opozitarizmin e dobët” gjatë debatit.

“Ata që shqetesohen nga prezenca ime në media si ” analist” “publicist” a “pedagog” si ndihmoj dot, nuk ju plotesoj dot deshiren, nuk jua qetoj zhgenimin, zemerimin, ulerimen apo mllefin! Të qenit deputet nuk e perjashton të qenit edhe analizues e komentator i politikes. Qysh nga kodi i Hamurabit e ketej askund nuk është e shkruar as e thënë.

Një gjë e di me siguri, që doren në xhep për ti zhvatur rryshfet apo edhe një kafe nuk ja kam futur kujt kurrë dhe gjithmonë jam “larë” në djersen time. Ata që nepermjet politikes u kanë sherbyer vetem interesave të veta dhe të familjeve të tyre duke vjedhur, duke vrarë, duke genjyer e shantazhuar drejtperdrejt apo me sejmen gagaçë nuk më kompleksojnë”, shkruan Gjekmarkaj.

Më tej, ai komenton dhe ngjarjet brenda Partisë Demokratike e cila prej kohësh është e ndarë në dy fraksione, dhe thotë se ai do të jetë deputet që u përgjigjet zgjedhësve më shumë se partisë, apo dhe “korenteve brenda saj”.

“Ngjarjet e një viti në PD , ndarja de facto e partise ne dy grupime, një më i madh e një më i vogel ma bejne edhe me te detyrueshme te qenit deputet qe i pergjigjet zgjedhesve më shumë se partisë apo per më teper korenteve brenda saj dersia kjo faze dramatike të permbyllet në legalitet.

Pas ngjarjeve te janarit kam deklaruar qe primare në punen time si deputet do jete ndergjegja ime e jo urdherat apo kapelet partiake. Secili bën opoziten e tij i mbuluar me nderin apo turpin e vet. Në luftrat civile (edhe brënda një formacioni politik) çdo fitore në fund është një disfatë dhe luginat e saj kanë nevojë të mbushen me armiq ose më saktë me imazhin e tyre të përdhosur”, vijon Agron Gjekmarkaj.

You may also like