Krisje mes PD-LSI, Vasili habitet nga lëvizja e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Nisur nga plani i fundit i Partisë Demokratike lidhur me depozitimin në Kuvend të tre amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe atë territoriale, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se nisma është vetëm e PD.

Vasili tha se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas tij, nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Nuk e kam parë fare këtë propozim. Nuk e kam lexuar. Nismat shikohen e zeza në të bardhë. Unë nuk mund të diskutoj një koment në studio. Unë si forcë politike nuk kam një dokument të tillë. SPAK nuk ekziston por është vendosur në krahun e kapjes së shtetit. Afera e teatrit nuk lëviz asgjë. Çështja e Becchettit ulërin.

Çështja e Astirit nuk kurseu as SHBA. Nuk po flas për krimin zgjedhor apo si u fsheh informacioni për vrasjen e Klodian Rashës apo për vrasjen që ndodhi në Elbasan para zgjedhjeve. Pyetja e madhe është, cila është efiçenca. SPAK nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lamë pas. Nuk e kemi diskutuar me PD.

Nuk kemi pasur as komunikim as diskutim. Janë nismat e saj, nuk jemi informuar. Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Për çështje të tjera nuk ka pas. Çdo votë e LSI do jetë sipas identitetit tonë politik. Nuk lidhet me rreshtime. PD zgjodhi të mos e votojë vettingun ndërsa ne e kemi votuar”, u shpreh Vasili.

Duke u ndalur te reforma territoriale, Vasili theksoi se është i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI.

“As propozimet për reformën territoriale, jam shumë i habitur. Është lutur PD të japë kontributin e saj. Ne si LSI kërkuam reformë gjithëpërfshirëse, por PD kundërshtoi në mënyrë të habitshme”, deklaroi nënkryetari i LSI në ‘Radarin Informativ’ në ABC.

You may also like