“Krime kundër njerëzimit dhe të gjenocidit”, Kurti thotë se Kosova po përgatitet për ta paditur Serbinë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Mulliqi.

“Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura. /RTK/

You may also like