Krijon gjithmonë hite, Tayna tregon sekretin e saj

by admin
Spread the love

Artistja Tayna është padiskutim një nga reperet më të njohura në industrinë muzikore shqiptare. Ajo u bë e njohur vite më parë, falë hitit me Don Phenom, e që nga ajo kohë, po korr sukses të madh si artiste.

Projektet e saj muzikore janë hite dhe shumë të kuruara si nga ana e klipeve ashtu edhe nga muzika, që pëlqehet jashtë mase.

Po mesa duket i gjithë ka një “prapaskenë” të lodhshme. Ajo ka zbuluar se punon shumë në studio, që në fund të dalë e kënaqur me një këngë që do kthehet në hit.

N’studio, n’studio ditë e natë, që të nxjerrim ndonjë hit”– shkruan Tayna teksa zbulon se po përgatitet për një projekt të ri.

You may also like