Kreu plaçkitje të armatosur në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Vjenë

by admin
Spread the love

Në lagjen e 15-të të Vjenës, është arrestuar me sukses një person i cili ka kryer vepër penale në Maqedoninë e Veriut, më shumë se dhjetë vjet më parë.

Pasditen e së martës, policia e Vjenës në lagjen 15 të Vjenës, si rezultat i masave intensive të kërkimit, së bashku me efektivë të grupit punues për luftimin e krimit në rrugë, ka arritur të arrestojë një shtetas 31-vjeçar të Maqedonisë së Veriut.

Ndaj tij ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar për dyshimin se në vitin 2010 ka kryer një plaçkitje të armatosur në Maqedoninë e Veriut, informon portali Shtegu. I arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit.

You may also like