Kreu në Parlament ritin për të nderuar paraardhësit e saj indigjenë, videoja e deputetes në Zelandën e Re bëhet virale

by admin
Spread the love

Videoja e deputetes më të re në Zelandën e Re, ku kreu një rit për të nderuar paraardhësit e saj indigjenë, gjatë kohës që mbahej seanca parlamentare.

Në fjalimin e saj, 21-vjeçarja Hana-Rawhiti Maipi-Clarke, nisi të këndojë dhe performojë “haka maori”. Ajo vjen nga komuniteti Maori dhe bëri histori si deputetja më e re në 170 vjet.

Në fjalimin inaugurues, deputetja premtoi për angazhimin ndaj zgjedhësve, duke thënë: “Unë do të vdes për ju … do të jetoj për ju”.

The Guardian shkruan se Maipi-Clarke nuk e percepton veten si një politikane konvencionale, përkundrazi, ajo e sheh rolin e saj si përgjegjëse për gjuhën, tokën dhe mençurinë tradicionale maori.

Kush është Maipi-Clarke?

Në moshën 21-vjeçare, Maipi-Clarke u bë deputetja më e re e Zelandës së Re që iu bashkua parlamentit në 170 vjet gjatë zgjedhjeve të fundit kombëtare. Fitorja e saj nënkuptonte rrëzimin e Nanaia Mahuta të laburistit, një deputete shumë e respektuar dhe e lartë që mbajti elektoratin Hauraki-Waikato Maori për dy dekada dhe ishte gruaja e parë Maori që u bë ministre e punëve të jashtme.

Me prejardhje nga Huntly, Maipi-Clarke menaxhon një kopsht të komunitetit Maori që edukon fëmijët vendas. Pavarësisht moshës së saj të re, arritjet e janë të dukshme, përveç drejtimit të një biznesi, ajo shkroi libër që inkurajonte të rinjtë të eksploronin yjet dhe hënën për t’u vetë-shëruar.

 


Top Channel

You may also like