Kreu i OPEC dhe Maduro thonë se nafta nuk duhet të jetë “armë” sanksionesh (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i përgjithshëm i vendeve eksportuese të naftës dhe presidenti i Venezuelës nxitën sot liderët botërorë të mos përdorin naftën si një armë.

Në takimin e tyre në pallatin presidencial në Karakas, Nicolas Maduro e Mohammed Barkindo, ranë dakord se nafta “nuk duhet të politizohet”.

“Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje liderëve të respektojnë parimet e bazë të OPEC, nafta duhet të depolitizohet, jo të përdoret për politikë ose për sanksione”, tha Barkindo.

Komentet e tij u mbështetën më vonë nga Maduro, i cili sinjalizoi se nafta e gazi duhet të përjashtohen nga “çdo lloj sanksioni.”

“Ne po shohim se sanksionet kundër naftës e gazit rus po kthehen në një bumerang për ekonominë dhe cilësinë e jetës në SHBA, Evropë dhe në botë”, tha më tej venezuelani.

Barkindo qëndron prej një jave në Venezuelë teksa ka vizituar rafineritë e vendit, i shoqëruar nga ministri venezuelan i naftës Tareck El Aissami.