KRETË – Një stuhi biblike lë pas dy viktima

by admin
Spread the love

ATHINË, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve u rrit në dy sot, pasi një stuhi, e përshkruar nga media greke si ”biblike”, goditi ishullin popullor turistik grek të Kretës në fundjavë.

Vdekja e një 50-vjeçari të përfshirë nga ujërat ishte raportuar tashmë që dje.

Vdekja e re e konfirmuar sot ishte ajo e një 49-vjeçareje, e cila fillimisht u raportua si e zhdukur.

“Ishte stuhia më e keqe e 100 viteve të fundit”, tha guvernatori i Kretës Stavros Arnaoutakis për ”Protothema”.

Ka pasur raportime të shumta për të lënduar dhe njerëz të prekur nga stuhia.

U raportuan disa ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithatë, moti ishte i qetë sot, ndërsa fronti atmosferik u zhvendos drejt Turqisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like