Kreshnik Spahiu paralajmëron ngjarje të forta: Ja çfarë do të ndodhë në 2022

by admin
Spread the love

Ish kryetari i aleancës Kuq e Zi me anë të një reagimi në rrjetin social ka shkruar për ngjarjet që pritet të ndodhin në këtë vit. Spahiu shkruan se ky vit do të ketë shumë ngjarje kundër dëshirës tonë.

Postimi i plotë i Kreshnik Spahiut:

“Pse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejnë dhe ndërkohë urrejnë ata që thonë të vërtetën? Pse populli dërshiron ti thuash ato që pëlqejnë, dhe jo ato çfarë do ndodhin? Ku ndryshon analiza nga avokatia?

Analiza është e vërteta e pavarur mbi fakte. Avokatia është mbrojtje e njëanshme e palës që përfaqëson. Shpesh gazetarët ndërtojnë analizat dhe parashikimet mbi ato çfarë dëshirojnë të ndodhin. Shumë pak zëra dëgjohen të njesojnë qefin e tyre me parashikimin.

Po ku ndryshon dëshira nga parashikimi?
Psh: Viti i ri 2022 do ketë shumë ngjarje kundër dëshirës sonë:
– Ne mund të duam që të zhduket Pandemia, por ajo do vazhdoj me valën 4 dhe 5.
– Ne mund të duam të rrëzohet qeveria, por ajo do vazhdoj mandatin e plotë.
– Ne mund të duam arresitimin e 4 pashkaqenve shqiptarë, por kjo nuk do ndodhë, thjesht do vazhoj peshkimi sardeleve.
– Ne mund të duam shqyerjen e dyerve të Lulzim Bashës, por ai s’ka për tu shkulur nga zyra.
– Ne mund të duam zgjedhje të parakoheshme, por ato nuk do bëhen..
– Ne mund të duam që Albini dhe Edi të bashkojnë Shqipëri-Kosovë, por ata se kanë as në axhendë.
– Ne mund të duam antarësim në BE, por askush s’do na pranojë, madje edhe në Ballkan s’do hym.
– Ne mund të duam që Berisha të fitoj luftë kundër Amerikës, por ai do të humbas edhe kundër Gaz Bardhit.
– Ne mund të duam, që kënga “Ta marrsha” të fitoj Eurovision, por ajo do fishkëllehet.
Për këto arsye urimi më i mirë për shqiptarët, nuk është: “Ju realizofshin ëndrrat” por “Mos shihni ëndrra me sy hapur.
Koha të dëgjoni të vërtetat që do ndodhin dhe jo ato çfarë ju pëlqen.”-shprehet Spahiu.

You may also like