Krerët e policisë dhe drejtësisë mblidhen në stacion në Deçan

by admin
Spread the love

Krerët e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, në krye me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ekipet e hetimit, janë mbledhur në stacionin e policisë në Deçan për të diskutuar për situtatën në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona.

Më herët, në një intervistë për media, Mehmeti tha se janë duke hetuar në dy-tri pista për të zbardhur autorin e krimit ku mbetën të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Më tej, ai tha se janë duke u zhvilluar aksione të policisë në lidhje me rastin.

You may also like