“Krenar që isha njëri prej jush”, Realdo Fili e mbyll me Botosanin

by admin
Spread the love

Sulmuesi shqiptar Realdo Fili duket se e ka mbyllur aventurën e tij me Botosanin. Këtë gjë e ka komunikuar vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram ku falënderoi klubin rumun për aventurën që kaloi atje, ndërsa tashmë është në kërkim të një tjetër aventure.

“Dua të falenderoj Botosanin për këto dy vite e gjysmë të mrekullueshme. Dua të falenderoj gjithashtu çdo njeri që ka punuar me mua përgjatë kësaj periudhe, të gjithë stafin dhe futbollistët që më ndihmuar të rritesha, të mësoja dhe që më bënë mua të ndihesha si në shtëpinë time gjithmonë.

Jam i nderuar që të isha një prej jush”, shkroi ndër të tjera Fili në profilin e tij në Instagram. Në aventurën e tij dy vite e gjysmë me Botosanin, Realdo Fili realizoi 8 gola, ndërsa në sezonin e fundit e gjeti vetëm një herë rrugën e rrjetës. /oversport.tv

You may also like