Krasniqi viziton punimet në shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar

by admin
Spread the love

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, kanë vizituar punimet në shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar “Uji i pastër për Gjakovë dhe kolektorit të ujërave në Kukës”.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se Krasniqi ka theksuar që vizitat në terren mundësojnë të shohin nga afër implementimin e projekteve.

“MAPL do të vazhdojë mbështetjen komunale për projektet e përbashkëta në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Bashkive të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

You may also like