Krasniqi, Sarrazinit: Kurti ka dështuar në dialog duke mos u koordinuar me aleatët

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike më të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi thotë se me Sarrazin diskutuan gjerësisht për propozimin evropian tashmë të pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Sot zhvillova një telefonatë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam gjerësisht për propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti”.

“Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën”, thotë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi thotë se kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut, ku sipas tij si pasojë e kokëfortësisë së tij nuk është koordinuar me aleatët.

“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

“Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore” tha shkruar Krasniqi në Facebook.

You may also like