Krasniqi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

by admin
Spread the love

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian,  Rainer Wieland.

“Ministri Krasniqi i
shprehi mirëseardhje z.Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikpritjen e
ngrohtë të cilën z. Wieland ia bëri gjatë vizitës së Z. Krasniqi në Strasburg. Në
takim me z. Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të
Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane
(ERA II)”, thuhet në komunikatën e MAPL.

Gjithashtu, biseduan për
mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si
dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të
Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e
unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.​

You may also like