Krasniqi për masakrën e Reçakut: Dëshmoi synimin e një politike gjenocidale të Serbisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo dëshmon qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë.

Ai u shpreh se krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë, përcjell Klankosova.tv.

“Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori Ëilliam Ëalker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK-ja, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.

“Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.

You may also like