Krasniqi pas vendimit për KPK-në: Dëshmuam se ju shërbejmë interesave të qytetarëve

by admin
Spread the love

Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo parti dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit.

Sipas Krasniqit, Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetuese përpjekjen e Kurtit për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e KPK-së.

“Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se si në këtë rast, PDK-ja do ta kundërshtojë secilën nismë qeveritare që synon, sipas tij, t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të pushtetit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like