Krasniqi: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë, asnjë veprim konkret nga Qeveria

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia
Online ka thënë se Kosova do të përballet me një dimër shumë të vështirë. 

Sipas tij, kjo për
faktin se janë rritur çmimet në mbi 100% dhe nuk ka asnjë veprim konkret nga
Qeveria aktuale lidhur me këtë çështje.

Nga vizitat që
është duke zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës, kreu i PDK-së Krasniqi
thotë se një prej preokupimeve kryesore është ngritja e çmimeve.

“Dimri po vjen dhe
nuk do të jetë fare i lehtë. Që nga vjeshta çdo parametër, te çdo paralajmërim
ekonomik tregon që ne do të kemi një përshkallëzim në kuptimin negativ të
situatës ekonomike dhe kjo do ta ndikojë drejtpërdrejtë dhe gjendjen e rënduar
sociale. Nëse Qeveria nuk ndërmerr veprime konkrete sipas propozimeve që ne
tashmë i kemi dhenë e të cilat mund të diskutohen do të merren vendime të përbashkëta
në Kuvendin e Kosovës unë druaj se do të kemi një situatë më të vështirë sesa
që e kemi pasur gjatë këtij viti dhe nuk është aspak e lehtë as sot. Në çdo anë
të Kosovës ku ne po bëjmë vizita nëpër komuna sot një prej preokupimeve
kryesore është ngritja e çmimeve. Është e papërballueshme që e kanë familjet
kosovare për ta lidhur muaj me muaj dhe kjo do të rëndohet më tutje sepse kjo
qeveri nuk e ka as vullnetin e as vizionin fatkeqësisht as aftësinë e
kompetencave për të ndërmarrë veprime të drejta. Përkundër që ne kishim fituar
në dy nivele të gjyqësorit të Kosovës lëndën tonë për ta anuluar vendimin
krejtësisht të padrejtë dhe të paligjshëm për rritjen e tarifave të energjisë
ndërsa Gjykata Supreme tani e ka kthyer në fuqi ne do të kemi një dimër shumë
më të vështirë e sidomos nëse do të jetë një dimër i ftoftë siç parashikohet të
jetë”.

“Fakti se
lëndët djegëse siç është peleti, druri janë rritur çmimet qysh tash në korrik
në mbi 100% ne nuk jep shpresë që ato do të lirohen më vonë sepse asnjë veprim
nuk është duke u ndërmarrë që një gjë e tillë të ndodhë. Prandaj kjo Qeveri
vetëm duke vështruar situatën dhe duke mos marrë veprim dhe duke refuzuar edhe
trustin realisht po tregohet një qeveri jo që po e lehtëson, por përkundrazi po
e rëndon jetën e qytetarëve”, tha Krasniqi. 

Mes tjerash,
Krasniqi theksoi se që nga marrja e mandatit në fillim të vitit 2021, kjo
Qeveri pothuajse e ka suspenduar politikën e jashtme, duke theksuar se ka vetëm
vizita turistike, por asnjë rezultat konkret.

Sipas tij, Kosova
ka ministre të Jashtme, por efektet janë të barabarta me zero, raporton EO.

“Po
fatkeqësisht kjo qeveri prej marrjes së mandatit në fillim të vitit 2021
pothuajse e ka suspenduar politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme është
reduktuar në disa vizita pothuajse turistike të kryeministrit, presidentes dhe
ministres së jashtme dhe nuk ka asnjë rezultat konkret. Le që nuk ka asnjë
njohje të re, dhe asnjë anëtarësim, por edhe aplikimi i vetëm që është bërë në
Këshillin e Evropës për çka ne i kemi inkurajuar dhe mbështetur nja dy muaj më
herët është bërë pa koordinim me mbështetësit kryesor të Kosovës dhe që del se
nuk do të ketë as suksesin e nevojshëm në kohën e nevojshme. Duket se edhe kjo
do të jetë një shans i humbur e shansi ka qenë ideal pas suspendimit,
përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës”.

“Ne shohim
mungesë totale të kohezionit por edhe të koordinimit në politikën tonë të
jashtme. Dhe një politikë e tillë e shtetit si Kosova që nuk e ka fuqinë që do
të dëshironim në raportet ndërkombëtare është një qasje e gabueshme. Ne besojmë
se sa më parë do të duhej që politika jonë e jashtme të jetë në linjë me
politikën ndërkombëtare e partnerëve tonë përtej faktit që kemi qenë në linjë e
duhur për sa i përket luftës e padrejtë të Rusisë ndaj Ukrainës. Asgjë tjetër
nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Vërtet ne mund të themi që kemi ministre të
jashtme por efektet janë të barabarta me zero”, tha ai. 

Sa i përket rritja
ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

“Fatkeqësisht
nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo
qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në
politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në
korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka
marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe
efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive. Por përkundrazi ne kemi ose stagnim
ose regres”.

“Rritja
ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që
rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy
shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi
me togfjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk
e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet
jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”.

You may also like