Krasniqi: Këto momente do të kishim dëshirë që ti kemi pranë vetes edhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtor të tjerë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për nder të nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Krasniqi tha se sa herë që vijnë në Prekazin e lavdisë së përjetshme e veçanërisht në datat 5,6 dhe 7 mars me përulje dhe me respektin maksimal e përkujtojmë luftën dhe sakrificën e komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari.

“Në këto data të cilat kanë shënuar kthesën më të madhe në historinë e re të Kosovës, jo vetëm duke e zgjuar vëmendjen e gjithë botës por edhe duke e zgjuar vëmendjen e e të gjithë kombit tonë dhe duke e vulosur një të vërtetë që pa një kryengritje dhe pa një luftë të armatosur populli i Kosovës nuk do të fitonte lirinë. Andaj pikërisht këtu, në Prekaz 24 vite më parë UÇK mori forcën që e kërkonte për tu bërë udhëheqëse e çlirimit të Kosovës dhe për të krijuar pastaj rrugëtimin deri tek pavarësia e vendit tonë dhe shtetit që e kemi sot”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Tutje Krasniqi tha se do të kishin dëshirë që të ti kenë pranë edhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi të cilët po gjykohen në Hagë.

“Gjithsesi në këto momente do të kishim dëshirë që ti kemi pranë vetes edhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe gjithë të tjerët që sot për fat të keq nuk janë këtu dhe po e vazhdojnë në një formë tjetër betejën për të drejtën tonë, për të vërtetën tonë dhe për historinë tonë. Por, padyshim se mbi të gjitha çdo vizitë në Prekaz neve na shërben për t’u frymëzuar dhe për të marr fuqi që duhet secili njeri që ka marrë një përgjegjësi publike ta ketë për të bërë punë të mira për vendin”, raporton EO.

You may also like