KPP “Gani Maloku II” kampion i Ligës së Dytë

by admin
Spread the love

Në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan ndeshjet e play off-it në ligën e dytë për kategorinë e meshkujve.

Ndeshjet u zhvilluan në formë të gjysmëfinaleve dhe pastaj finaleve në mënyrë që të përcaktohej kampioni si dhe plasmani përfundimtar për secilin ekip.

Në ndeshjet gjysmëfinale ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të ekipeve “Dukagjini” dhe “Istogu” që përfundoi me rezultat 1:4 për ekipin nga Istogu të cilët pastaj në ndeshjen finale u ndeshen me “Gani Maloku II” ku pësuan humbje 4:1 por edhe përkundër humbjes arritën ta sigurojnë plasmanin për në ligën e parë për vitin e ardhshëm.

“Gani Maloku II” gjatë gjithë këtij sezoni tregoi formë stabile dhe në fund me meritë shpallet kampion i ligës së dytë për edicionin 2022 dhe në vitin e ardhshëm do të garoi në kampionatin ekipor të ligës së parë.

“Meritor për këto suksese është kryetari i klubi z. Shkëlzen Islami, mbështetja nga DKRS-ja z. Xhemile Murati – Shabani dhe lojtarëve për angazhimin maksimal si Fitim Krasniqi, Naser Hasani, Elton Shemsiu, Albi Tusha, Bardh Hoxha, Rinim Ismani e Nehar Halimi në krye me krytrajnerin Ylli Maloku”, shkruan në faqen e KPP “Gani Maloku”.

Plasmani përfundimtar i ligës së dytë për edicionin 2022

1 .Gani Maloku II
2. Istogu
3. Drenasi
4. Dukagjini
5. Dardania II
6. Klina
7. Shpp Ahmet Hoxha
8. Vitia
9. Shqiponjat e zeza
10. Juniku
11. Gjinkalla

You may also like