Kovaçevski: Zgjidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane

by admin
Spread the love

Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në tërësi, që duhet të përfaqësojë kornizë të caktuar, e cila do të jetë e lidhur me heqjen e vetos nga pala bullgare dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetarët e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të mbledhjes së parë ndërqeveritare të të dyja shteteve, e cila u mbajt në Sofje.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Sofja, në lidhje me mundësinë për ndarjen e çështjeve nga tani pakoja 4 plus 1 pasi emri i shkurtë Maqedonia e Veriut ishte zgjidhur gjatë vizitës së Petkovit në Shkup, Kovaçevski theksoi se çështjet do të shkojnë në një pako, por, se secila nga ato ka dinamikën e saj të zgjidhjes.

Siç njoftoi kryeministri, gjatë zgjidhjes së çështjeve politike me Sofjen duhet të respektojmë Rezolutën e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se nuk duhet të shihen si të rënda dhe të lehta nëse ekziston gatishmëri për arritjen e kompromisit.

Kovaçevski, brifingun, e mbajti pas takimit me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili në bisedime, siç theksoi kryeministri, e ka riafirmuar qëndrimin sa i përket çështjeve politike të palës bullgare. Por, ka theksuar edhe se e ka mbështetur impulsin e ri të dialogut të cilin e japin të dy kryeministrat e rinj.

Sa i përket përshtypjes së tij nga takimet të cilat i kishte sot dhe dje në Sofje, për atë nëse ka afrim mes të dyja palëve sa i përket pakos së çështjeve politike, Kovaçevski njoftoi se në bisedimet në mbledhjen e përbashkët aspak nuk është biseduar për ato çështje. Kjo, tha, është punë e ministrive të Punëve të Jashtme të cilat e kanë kapacitetin e plotë dhe do të angazhohen në afrimin e pozicioneve mes të dyja shteteve.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se zgjidhja mes të dyja vendeve para së gjithash duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të jetë institutionalisht e mbështetur nga të dyja palët dhe të sjellë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Për atë nëse zgjidhja e arritur do të futej në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ose do të miratohej marrëveshje e re eventuale, si dhe për atë nëse do të dërgohej për miratim në Kuvend, Kovaçevski theksoi se ai është legalist dhe se të gjitha vendimet do të merren sipas ligjeve. Theksoi se ka vendime të cilat i sjellë Qeveria, ka vendime të cilat i sjellë Kuvendi, dhe ka vendime të cilat i nënshkruan presidenti.

Në këtë moment nuk deshi të precizojë më shumë hollësi, duke theksuar se tani është më e rëndësishme që të aktivizohet puna e grupeve të punës, të vazhdohet rruga e afrimit të të dyja palëve përmes ndërmarrjes së hapave praktikë dhe realizimit të projekteve konkrete, sepse siç tha, mes vendeve që nuk ekziston komunikim është rëndë të arrihet çfarëdo lloj zgjidhje.

 

Sa i përket përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, Kovaçevski theksoi se ai është proces që duhet t’i kalojë të gjitha fazat të cilat parashohin ndryshim të Kushtetutës dhe theksoi se ai ndryshim do të ketë lidhje me procesin e integrimeve evropiane në vend.

Sa i përket mbrojtjes së pakicave, theksoi se situata në vendin tonë është e qartë, se të drejtat individuale realizohen në mënyrë kolektive, por se ka shtete në të cilat ky nuk është rast siç është Bullgaria. Për atë nëse në takime është folur edhe për pakicën maqedonase, Kovaçevski njoftoi se në rastin me Bullgarinë ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë për mbrojtje të të drejtave të dikujt sa i përket vetëvendosjes të tyre, institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç është Këshilli i Evropës.

You may also like