Kovaçevski – Vuçeviq: Do të vazhdojë thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

by admin
Spread the love





Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Në takim u bisedua për disa tema, në drejtim të vazhdimit dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Bashkarisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, ndërkaq do të vazhdojnë të thellohen përmes zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjelltë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Temë e bisedimeve ishte edhe hapja e Konsullatës së nderit të Serbisë në Ohër, normalizimi i marrëdhënieve mes dy kishave, KOM-AO-së dhe KOS-it.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se partneriteti dhe miqësia mes Maqedonisë së veriut dhe Serbisë janë shembull për rajonin. Prandaj jo vetëm për të dy shtetet, por edhe për tërë rajonin është me rëndësi të ecet rruga evropiane.

Vuçeviq theksoi se Qeveria e Serbisë mbetet e përkushtuar në marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe vazhdimin e bashkëpunimit, sepse Serbia nuk ka popull më të afërt. Të gjitha çështjet thelbësore janë zgjidhur, ndërsa marrëdhëniet në rajon janë të relaksuara.







Artikulli paraprakBlerja e pasurive të patundshme nga të huajt, kërkohen ndryshime ligjore në Maqedoni
Artikulli tjetërBalje: Jam kërcënuar me jetë




You may also like