Kovaçevski: VMRO duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bllokut evropian ose do të jetë peng i Levicës

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do të bashkëngjitet në bllokun evropian ose do të mbeten peng i Levicës.

“Shumë shpejt do të duhet të vendosin nëse do ta kapin trenin e fundit dhe do të bashkëngjiten bllokut evropian i cili ecën para dhe sjell vendimi për anëtarësimin e vendit në BE”, u shpreh Kovaçevski, raporton SHENJA.

Kovaçevski tha se edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka dhënë mesazh të qartë: “nuk duhet mua të me japin përkrahje, duhet ta përkrah të ardhmen e qytetarëve tanë, ndërsa qytetarët tanë dëshirojnë të jetojnë në BE, por të jetojnë këtu në vend, në shtet anëtarë të BE-së”.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive që t’i bashkëngjiten atyre për të realizuar qëllimet strategjike të vendit.

Kovaçevski tha se kjo shumicë është stabile dhe e bindur se do ta realizojë qëllimin për anëtarësimin e  vendit në BE deri në vitin 2030. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif


You may also like