Kovaçevski: Vendimet shtetërore sjellin përfitime, morëm 80 milionë euro ndihmë nga BE

by admin
Spread the love

Vendimet shtetërore sjellin përfitime për qytetarët dhe ata mund t’i shohin dhe ndjejnë, tha sonte kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në forumin partiak në Dellçevë.

Ai para qytetarëve të Dellçevës prezantoi masat e deritanishme të Qeverisë, politikat e ardhshme, si dhe konceptin për vizionin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Morëm vendime të vështira, shtetërore. Përfitimet e atyre vendimeve shtetërore tashmë mund të shihen dhe ndjehen nga të gjithë ne, i gjithë opinioni, të gjithë qytetarët. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë larg, vetëm në pesë ditët e fundit do të përmend disa gjëra të rëndësishme në lidhje me këto përfitime. Morëm mbështetje të fortë financiare nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me krizën energjetike. Kësti i parë është në vlerën 80 milionë euro, të cilin do ta marrim në fillim të vitit të ardhshëm.

Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut do të përfshihet në prokurimin e përbashkët të gazit dhe energjisë në nivel të Bashkimit Evropian. Jashtëzakonisht e rëndësishme në kohën e krizës globale energjetike”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, Qeveria ka luftuar që gjuha dhe identiteti maqedonas të njihet dhe konfirmohet në BE.

You may also like