Kovaçevski sqaron: Ja kur do të dihet marrëveshja përfundimtare me Aleancën

by admin
Spread the love

Rezultatin përfundimtar nga bisedimet për hyrje të Aleancës në Qeveri do të mund ta dijmë sonte pas përfundimit të mbledhjeve partiake në LSDM dhe në Aleancën për Shqiptarët. Për vendimin e Alternativës nuk mund të komentoj. Dera mbetet e hapur, sepse ata janë pjesë e Qeverisë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

I pyetur se deri ku janë bisedimet për hyrje të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe nëse Alternativa mbetet në Qeveri ose jo, Kovaçevski theksoi se sot kanë mbledhje të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv në LSDM, ku grupi i punës do të paraqesë raport nga bisedimet të cilat janë zhvilluar.

“Ata periudhën e kaluar kanë pasur takime intensive me kolegët e tyre nga Aleanca për Shqiptarët. Ata kanë pasur takime edhe me parti të tjera politike. Unë kam pasur takim me të gjithë kryetarët e partive politike të koalicionit dhe kam pasur takim edhe me kryetarin e Alternativës. Synimi është të rritet shumica, e cila është absolutisht për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Varus bionika farmaceutikalls”.

Në lidhje me Alternativën, Kovaçevski tha se duan të mbetet pjesë e shumicës parlamentare dhe qeveritare, duke theksuar se duke marrë parasysh këtë, se bisedohet për hyrje të një partneri të ri në koalicionin qeveritar, që nënkupton rritjen e shumicës dhe përbërje të re të mandateve të deputetëve, kjo nënkupton se shumica ekzistuese do të duhet të bëjë përshtatje të caktuara me qëllim që të realizohet ajo ide.

“Dera për Alternativën mbetet e hapur, sepse ata janë pjesë e Qeverisë. Ne jemi shoqëri demokratike dhe asnjë politikan apo parti politike nuk mund t’i sugjerojë një politikani apo partie tjetër çfarë vendimi të marrë, por respekti im për partitë politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar, që morën pjesë në marrjen e vendimeve të vështira edhe për anëtarësimin në NATO edhe për fillimin e negociatave me BE-në edhe për miratimin e zgjidhjeve të tjera ligjore për avancimin e shoqërisë sonë gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë në nivelin më të lartë”, deklaroi Koaveçevski.

You may also like