Kovaçevski: Sot në vitin 2019 për herë të parë u ngrit flamuri i RMV-së në NATO

by admin
Spread the love




Në ditën e sotme në vitin 2019, për herë të parë është ngritur flamuri i NATO-s para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

“NATO do të thotë siguri, por në të njëjtën kohë hapë edhe perspektiva të reja. Stabiliteti rajonal, si dhe bashkëpunimi i avancuar me fqinjët dhe aleatët në NATO, por edhe fakti se jashtëzakonisht shpejtë e kemi përfunduar integrimin ushtarak, më bën posaçërisht krenar”, shkruajti Kovaçevski.

Në profilin e tij në Facebook kryeministri Kovaçevski, porosit se RMV mbetet e përkushtuar në pjesëmarrjen ne operacionet dhe misionet e NATO-s.


You may also like