Kovaçevski: Shfuqizohet tatimi progresiv dhe nuk do të ketë rritje të tatimeve

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se është shfuqizuar tatimi progresiv që është dashur të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen tatime të reja, e as rritjen e tatimeve që janë në fuqi për momentin.

Ai tha se me konceptin e ti, tatimi personal mbetet 10 për qind, tatimi i fitimit mbetet 10 për qind, tatimi i vlerës së shtuar mbetet 18 për qind, ndërsa nuk do të kenë tatim as kamatat e depozitave dhe të kursimit.

“Ky koncept i ri nënkupton revidim i lirimeve nga tatimet, zgjerim të bazës tatimore dhe shkatërrim të ekonomisë joformale. Me këtë, rezultati i konceptit të ri do të jetë rritje më të lartë ekonomike, por edhe menaxhim transparent me financat publike, që është kush i rëndësishëm në këtë krizë të madhe ekonomike”, ka thënë Kovaçevski, raporton SHENJA.

 


You may also like