Kovaçevski: Qeveria e miratoi propozimin francez, të martën konferenca e parë ndërqeveritare në Brukse

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria ka miratuar propozimin francez.

“Në seancën e sotme në të cilën qeveria shqyrtoi dhe miratoi konkluzat të cilat më pas i votoi Kuvendi dhe në bazë në atyre konkluzave morëm vendim për të miratuar propozimin francez të 30 qershorit 2022. Me këtë vendim fillojmë procesin e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Falenderim deri tek Mariçiq dhe Osmani për përkushtimin e tyre dhe avancimin e pozitave shtetërore. Edhe njëhere theksoj se gjuha maqedonase është e garantuar dhe çështjet identitare nuk do të negociohen, teksa konferenca e parë ndërqeveritare do ta mbahet me 19 korrik në Bruksel”, tha Kovaçevski. /SHENJA/


You may also like